U ekzekutua teksa po pinte kafe, momenti kur trupi i 19 vjeçarit dërgohet me autoambulancë drejt morgut (VIDEO

Qyteti i Shkodrës nuk ‘gjen qetësi’ nga atentatet. Mbremjen e sotme persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash 19-vjeçarin Erjon Xhenje, teksa ky i fundit po pinte kafe brenda lokalit në bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Në vendngjarje janë rreth 30 gëzhoja pistolete ndërkohë që një motoçikletë dhe armë e krimit u gjetën të djegura në lagjen Guerrile të qytetit.

‘Fax News’ ka siguruar pamjet nga momenti kur trupi i viktimës u mor me autoambulancë për tu dërguar në morgun e qytetit. Policia po punon ende për gjetjen e autorëve.