Një tërmet i fortë ka lëkundur vendin fqinj këtë mëngjes.

Tërmeti ka rënë në ishullin e Kretës rreth orës 06:31 me orën lokale.

Ndërsa vlerësohet se ka pasur një madhësi 4.3 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën detare në juglindje të Zakros dhe thellësia është llogaritur në 9.7 km.

Deri tani nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale. Kujtojmë se një tjetër tërmet i fort me magnitudë 4.1 godit ishullin grek mbrëmjen e së shtunës, 17 shtator.