“Rama i bën thirrje të rinjve të qëndrojnë në vendin e tyre”

The Telegraph i ka kushtuar një artikull të gjatë turizmit në vendin tonë, duke u fokusuar edhe tek emigracioni.

Referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama, The Telegraf shkruan: Kryeministri shqiptar i ka bërë thirrje popullit që të ndalojë kalimin e varka në kanalin anglez, ndërsa rreth 2 mijë veta janë grumbulluar në veri të Francës gati për të rrezikuar jetën.

Autoritetet në Britani janë të shqetësuar pas rritjes së numrit të shqiptarëve që synojnë të largohen nga vendi drejt Anglisë. Po ashtu the telegraf thekson se bandat kriminale që dominojnë tregun e kokainës në jug të Anglisë kanë përshtatur teknikat në Shqipëri për rritjen e bimëve narkotike.

Deri në fund të këtij muaji mund të kenë arritur në Britaninë e Madhe rreth 9 mijë shqiptarë.

Gati 4,700 emigrantë kanë kaluar Kanalin këtë muaj, duke e çuar totalin deri më tani këtë vit në 29,716, krahasuar me 28,526 për të gjithë vitin 2021 dhe 8,400 në 2020.”

(BalkanWeb)