Mot i paqëndrueshëm dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh javën e ardhshme

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Gjithashtu karakteristikë e kësaj jave do të jenë temperaturat e ulta në mëngjes dhe jo shumë të larta në mesditë kjo për shkak të masave ajrore të ftohta dhe me origjinë veriore

Në këtë mënyrë java nis me ditën e Hënë ndërsa moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Për ditën e martë parashikohet një paqëndrueshmëri e lehtë. Sipas SHMU pjesa e parë e ditës parashikohet me mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Më pas përsëri mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Duke filluar nga dita e Mërkurë deri dhe ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare kryesisht në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s përjashtuar ditën e Enjte dhe atë të Premte ku përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.