19 shtatori shenon diten e perkujtimit te viktimave rrugore!fatkeqesisht ne vendin tone ende rruget vijojne te pergjaken cdo dite. Cdo vit dhjetera aksidente shenohen ne rrugen kombetare Shkoder-Hani hotit.

E gjithe autostrada kalon neper zona te banuara. Por ne asnje pike nuk ka mbi kalime apo ndricim gjate nates, jane dy faktore qe mendohet te kene ndikimin me te madh. Banoret thone se qarkullimi pergjate ketij aksi si ne kembe ashtu edhe me bicikleta eshte tejet I rrezikshem, teksa paelojne per plotesim te sinjalistikes.

Mjafton te qendrosh vetem disa minuta ne kete aks dhe sheh me dhjetera raste rreziku, si ne parakalime, shpejtesi te larte apo edhe nderprerje te rruges nga njeri kah ne tjetrin. Sipas INSTAT Shkodra renditet si qarku I 4 me numerin me te larte te aksidenteve, pas Tiranes, Durresit dhe Fierit, ku vetem ne muajin korrik ka patur 15 aksidente , 3 me shume se nje vit me pare.

Pjesa me e madhe e aksidenteve ne kete aks kane ndodhur gjate nates, per shkak edhe te mungeses se ndricimit. E viktimat duket se po sherbejne si statistika, por pa nje motivim per nderhyrje ne permiresimin e sinjalistikes.