Të shtëna me armë ka pasur mbrëmen e sotme në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Bulevandin Bujar Bishanaku.

Nga të shtënat me armë një person ka mbetur i vrarë, ndërkohë që identiteti i tij ende nuk bëhet me dije.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor.