Një 23-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me ar më zjarri nga një bashkatdhetar në periferi të qytetit të Milanos në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se në prangat e policisë ka rënë një 34-vjeçar pasi dyshohet që ka vr arë një 23-vjeçar dhe ka plagosur në këmbë një tjetër shqiptar rreth 30-vjeç, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura.

Vrasësi i dyshuar dhe viktimat janë shtetas shqiptarë dhe po merrnin pjesë në një festë me bashkatdhetarë të tjerë kur nisi një mosmarrëveshje për motive të dobëta në kulmin e së cilës 34-vjeçari dyshohet se ka qëlluar. 

Sipas policisë ngjarja kanë ndodhur në orën 23.30, pranë një lokali në rrugën Allea Comunale në Turbigo. 

Gjatë sherrit, i cili shpërtheu për arsye të kota,  gjatë festës 34-vjeçari shqiptar ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur në këmbë.

Të pranishmit më pas rrethuan agresorin i cili qëlloi sërish, njëra prej të cilave goditi një shqiptar 23-vjeçar në arterien karotide. Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnanos. 

Më pas 34-vjeçari që qëlloi u rrah nga pjesëmarrësit në festë dhe u bllokua nga karabinierët. Ar ma e përdorur është një pis toletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.