Grabitet turistja ruse në Tiranë. Për JOQ, vajza e re ka rrëfyer njohjen me djalin shqiptar, grabitjen që i bëri ai në banesë e deri tek peripecitë që po kalon me policinë e shtetit.

‘Ata më çuan në zyrën e shefit të policisë, ai më tha se mund të më sigurojë dokumente sa për të rikthyer në Rusi. Po kjo do i merrte dy javë kohë. Pse nuk më thonë se nuk kanë përkthyes, po më sorollatin prej 6 ditësh. Personi që më ka vjedhur, pasi u kontaktua nga mikesha ime në Moskë, tha se ka miq në polici. Unë kam foto dhe numrin e tij, askush nuk bën asgjë’- ka treguar ajo.

Më tej, turistja e traumatizuar ka bërë të ditur se autori që i ka marrë sendet personale është bjond dhe me sy blu.

‘Eshtë hera e parë që shoh një polici të tillë. Në Rusi policia nuk është shumë e mirë por është më e mirë se këtu. Do ju jap fotot e atij, ishte bjond me sy blu, pak më i gjatë se unë. Nëse e njihni, thirrni policinë, dua gjërat e mia’- mbyll intervistën rusja.