Gazetari tregon emrat: Politikanët që janë paguar nga Ervis Martinajn

Prej më shumë se 40 ditësh biznesmeni i basteve Ervis Martinaj vijon që të jetë i zhdukur “pa nam dhe nishan”.

Kryeministri Edi Rama tha sot se një përgjigje jo zyrtare e ka, por kërkoi edhe pak durim për ta konfirmuar plotësisht.

I cilësuar si “mbreti” i basteve, 40-vjeçari ishte i njohur për lidhjet e forta politike, por askush nuk ka folur me emra.

Gazetari Flamur Vezaj u shpreh në një intervistë për “5pyetjet.al” se lidhjet e Martinajt janë të forta me të djathtën, por në listë janë edhe të majtë.

Sipas tij, Martinaj ka financuar fushatat elektorale të PD-së. Madje, Vezaj tha se personazhet nga grupi i PD-së që u përfshinë në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan vitin e kaluar kanë qenë në listë-pagesat e biznesmenit.

“Ervis Martinaj njihet si personazh i lidhur me të djathtën dhe fuqizimi i tij erdhi pas ardhjes në pushtet të Sali Berishës.

Ai së bashku me disa personazhe të njohur ndër vite pranë PD filluan me lojërat e fatit që më pas vazhdojë u fuqizua jashtë mase në aspektin financiar.

E në cdo fushatë elektorale ai dhe të tjerë si ai kanë ofruar logjistikë për PD-në.

Edhe në ngjarjen e Elbasanit. Personazhet e përfshirë në atë ngjarje janë persona qe kanë punuar për kompanitë e tij e kanë qenë në listë pagesat e Martinajt.

Klikoni emrat e të përfshirëve dhe do zbuloni se kush punonte për Martinajn edhe në atë kohë” tha ai për “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al