Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili, ka rrëfyer jetën e tij të thjeshtë para se të bëhej i famshëm. I ftuar te emisioni “Dola te Ola” në “News 24” Bujqar Qamili tregoi se ka pasur një fëmijëri si të gjithë bashkëmoshatarët e tij në Shkodrën e atyre viteve.

Mes të tjerash ai zbuloi se 8-vjeçare ka qenë në shtëpinë e Pionierit, dhe më pas rrëfeu se ka punuar për të ndihmuar familjen.

Po ashtu këngëtari tha se ka qenë edhe ndërmarrjen e duhanit, dhe më pas kaloi në sektorin e kaldajës, ku punoi për 15 vite. Ishte pikërisht koha kur këngëtari i muzikës popullore nisi angazhimin në muzikë.

Ai zbuloi se edhe pse një këngëtar i muzikës popullore atë e thirrën në Festivalin e Këngës në RTSH, ku ndryshe nga këngët e tjera atij i dhanë një këngë me motive popullore. Artisti Shkodran tha se një mbështetje e madhe për të në Festival ka qenë Bashkim Alibali.

Këngëtari tha se pas Festivalit la punën në ndërmarrje dhe kaloi në estradën profesioniste.

Teksa në studio u shfaq një fotografi ku ai ndodhej në Zvicër me Bashkim Alibalin, tregoi se në vitin 1989 ka qenë në një turne me të për 30 ditë. Ai kujtoi se përzgjedhja për në turne u bë me anë të një shorti të madh që u realizua, pasi këngëtarët e mirë ishin të shumtë në Shkodër. Bujari tha se u nisën për të bërë 2 koncerte në ditë dhe bënë 4 të tillë./Panorama/