Ish deputeti Nard Ndoka, kryetari i PDK-së i ftuar në studion e “Ditë e Re”në RTV Ora analizon situatën politike në vend.

Ndoka nënvizon se është e domosdoshme të kesh një opozitë të fortë përballë një qeverisjeje të papërgjegjshme. Ndoka nga eksperienca e tij bën dhe një vlerësim për politikanët që drejtojnë vendin.

Ditë e Re: A shihni ndonjë lloj bashkimi mes Berishës e Metës

Nard Ndoka: Janë dy politikanët më luftarakë që politika shqiptare ka njohur. Berisha është model. Është politikani më I mirë që ka pasur politika në këto 30 vite duam apo nuk duam ne.

Ditë e Re: Edhe më i mirë se ju?

Nard Ndoka: Aty, aty? (Qesh) e vijon.

Në aspektin e këmbënguljes, për vullnetin që ka, moshën është i pakrahasueshëm. Ti japim atë që e meriton edhe pse kam pasur përplasjet e mija. Është politikan i hapur. Duket pak agresiv në pamjen e parë por në pjesën e bashkëpunimit është më i miri. Unë i kam provuar të gjithë. Kam provuar Edi Ramën, Lulzim Bravën, Ilir Metën, i njoh të gjithë. Kur i gjykon në tërësinë e vet të gjithë këto personazhe që na kanë drejtuar për 30 vite Berisha është politikani që ka përgjegjësi maksimale ndaj vendit,kombit e ndaj qytetarëve. Është I vetmi politikan që e ka këtë përgjegjësi. Të tjerët janë aventurierë i marrin vendimet sipas konjukturave.

Ditë e Re: E keni fjalën për Metën?

Nard Ndoka: Nuk mund të them që Meta është aventurier por nuk ka përgjegjësinë maksimale që ka Berisha. Se të bashkëpunosh gjatë dhe të sjellësh në politikë Edi Ramën është gafë, gabim i rëndë. Ia njeh tani vetes gabimin por vendit i ka krijuar kosto. Është politikan pragmatist, por nuk ka përgjegjësinë maksimale në nivelet që merr. Po e ndjen dhe Meta në kurrizin e vet. Pa Ilir Metën nuk do ishte Rama në pushtet dhe shikoni si sillet. Po përpiqet ta mbajë nën trysni. Rama është baltaxhi, është mjeshtër i llafeve. Po njolloj edhe administratën duke e vënë në shërbim të tij.

Emisioni “Dite e Re” transmetohet çdo ditë në RTV Ora 07:00- 10:00 nën moderimin e gazetareve Arjola Shehu e Arjon Muça.