Ish-kryeministri, njëkohësisht dhe themeluesi i Partisë Socialiste, Fatos Nano feston sot 70-vjetorin e lindjes.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar me rastin e 70-vjetorit të lindjes liderin e parë të PS-së Fatos Nano.

Krahas një fotoje të shpërndarë në rrjetin social Facebook Balla shkruan: “Gëzuar Ditëlindjen liderit tonë të parë FATOS NANO! Mirënjohje gjithmonë”, raporton TCH.

Një ditë më parë në sallën e Kuvendit Balla replikoi me Edmond Spahon në lidhje me Fatos Nanon, ku Balla tha se e gjithë PD-ja e Berishës nuk i afrohet dot Fatos Nanos as aty ku ‘nuk thuhet’. Sipas Ballës, Nano ka vënë një standard që do të ishte mirë që Saliu ta kishte ndjekur: Largimin nga partia sa ishte ende në kohë. “Kur ikën, ikën”, deklaroi Balla.