Gazeta e përditshme italiane “Corriere della Sera” i ka dedikuar sot një faqe të saj lajmit të finacimeve ruse në politikën e disa vendeve të botës.

Sipas medias italiane Shqiëria, Mali i Zi, Madagaskar e Ekuador janë disa nga vendet në të cilat Rusia prej vitit 2014 ka investuar duke influencuar politikën vendase.

“Federata Ruse ka investuar mbi aktivitetin influencues me rreth 300 milionë dollarë duke u nisur prej vitit 2014 e me destinacion vendet Shqipëri, Mali i Zi, Madagaskar e Ekuador”, shkruan Corriere della Sera.

Janë para, që sipas shërbimeve sekrete amerikane kanë financuar drejtues partie e parti në 24 vende të botës.

Ky lajm vjen në një moment delikat për panoramën politike italiane e cila është në prag të votës elektorale të 25 shtatorit.

Sipas “Corriere della Sera” Mario Draghi i cili sot ka thirrur një mbledhje të këshillit të ministrave, në një konferencë për shtyp mbajtur menjëherë pas mbylljes së saj, mund të jap versionin zyrtar të qeverisë së tij mbi këtë lajm të fortë që vjen përtej oqeanit e që akuzon se dhe Italia është një nga destiancionet e fondeve ruse.

Gjatë orëve të fundit mediat italiane duke cituar shërbimet sekrete italiane hedhin poshtë këtë hipotezë.

Corriere della Sera” shkruan se “Kryeministri Mario Draghi ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken për të pasur informacione të drejtpërdrejta mbi këtë dosje amerikane”.

Për të përditshmne italiane përgjigja e Blinken ka qënë “asgjë mbi ju!”.

Po e njëjta përgjigje ka ardhur dhe nga Adolfo Urso, kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare i cili ndodhet aktualisht në Ëashingon e ka zhvilluar disa takime në Departamentin e Shtetit e me Kreun e Komisionit të Inteligjencës në Senatin Amerikan, Mark Ëamer e me republikanin Richard Burr.

Megjithatë analistët italianë publikimin e ekzistencës së një dosje të tillë amerikane është paralajmërimi e preludi se dosje të tjera me këtë përmbajtje do bmërrijnë nga Amerika.

Mbi të vërtetën o jo të përfshirjes së Italisë në këtë dosje pritet me shumë interes sot deklarata e KM Mario Draghi në konferencën për shtyp pas mbledhjes së qeverisë.

/oranews/