Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale pamje nga Puka në mbrëmje.

Në foton e publikuar, Puka shihet e ndriçuar ndërsa natyra ka nisur të marrë ngjyrat vjeshtore.

Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë. Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm

Transformimi i Pukës nuk ka zgjuar vetëm interesin e turistëve, por edhe të të rinjve që tashmë janë kthyer për të punuar dhe investuar në vendlindjen e tyre, e cila sot ofron një perspektivë më të mirë jetese, të lidhur me sektorin e ofrimit të shërbimeve apo prodhimit.