Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique njoftuan para pak kohësh zyrtarisht ndarjen nga njëri-tjetri.

E ndonëse disa menduan se dyshja u nda në paqe, tashmë kanë dalë edhe foto nga debati i tyre i fundit së bashku.

Sipas mediave të huaja, Pique dhe Shkaira janë ndarë pas një sherri të ashpër para dy fëmijëve të tyre në një jaht.

Siç shihet fotografitë tregojnë pushimet e tyre të fundit së bashku, duke bërë një debat të ashpër para Milan dhe Sashës.

Para pak kohësh, këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj futbollist, 35 vjeç, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.

Çifti ishte së bashku që nga viti 2011 kur ata u takuan për herë të parë gjatë xhirimit të videoklipit të këngës Waka-Waka për Kupën e Botës.