Pëllumb Salillari, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tianës. Biznesmeni po hetohet për ndërtim pa leje. Në muajin korrik Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe komisariati nr 1 kanë referuar kallëzim penal ndaj biznesmenit, për ndërtimin e një pallati, i cili ka rreth 1200 m2 jashtë lejes.

Biznesmeni rezulton të jetë vënë në ndjekje penale nga prokuroria e Tiranës, për akuzën “Ndertim pa leje” për qëllime përfitimi.

Pallati ende në ndërtim nga firma ‘Salillari’ u denoncua disa ditë më parë nga Ministri i Mbrojtjes Blendi Çuçi. Pallati kishte një kat në sipërfaqe pa leje dhe dy kate nën tokë të pa parashikuara në project.

Në total shtesa pa leje kapte sipërfaqen 1200 m2. Pronarit të këtij objekti i janë dhënë 2 opsione ta parablejë pjesën pa leje ose ta dhuroje në të kundërt kjo shtesë do të konfiskohet. Por, nderkohë prokuroria vijon kryerjen e veprimeve hetimore lidhur me këte rast.