Në Kuvend diskutohet sot Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare kuadër të partneritetit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPAIII)”

Deputetja demokrate Grida Duma akuzoi për mungesë transparence dhe shpërdorim të këtyre fondeve

“Ne edhe rrugët e vjetra na duhen të reja në second. Ndërtohen me standarde mesjetare. Ka ardhur pushtuese e ka bërë një boulevard perandorak dhe ne e mbajmë si pamjen më të bukur të Tiranës ndërkohë që ndërtojmë rrugët në jug jashtë çdo standardi autostrade.

Kam dëgjuar njerëz që thonë nuk kalojmë më se ka gjithmonë në aksident. Pastaj kam dëgjuar dhe një zyrtar të ekzeutiviyt që thotë por më mirë që nuk e riparojnë se do të ecin më shpejt. Është si ato sofizmat, plaku shpejt se po u rinove harxhon jetën. Do ishte shumë mirë të kishim shumë por jemi më mirë kur jemi me keq. Është gallatë e madhe propaganda juaj”, tha Duma.

Ndërkohë u ndal dhe tek emërimi I Ilir Beqajt si kordinator i programit IPA III

Nga ai kapaku i pusetës që kishin vënë me figurën e Zef Mazit kryenegociator diplomat me përvojë e hoqën, dhe më pas gallata vijon e kemi dalë që koordinatori kombëtar është Ilir Beqja. Sapo u hapën negociatat e do të tenderohen fondet vendoset në krye të një strukture që duhet të jetë shembull për antikorrupsionin dhe mënyrën si tenderohen fondet një individ që ka dalë nga politika se ka akuza për korrupsion. Është e bukur shumë! Nuk e di çfarë halli ka pasur zotëria që ka marrë si detyrë, po kush e lexon thjeshtësisht atë që bën kreu juaj është sa herë që di tia ngrejë nivelin e gijotinës ngre nivelin e promovimit në fund, por ai është halli I atij. Hall mbi hall kanë shqiptarët që duhet të shikojnë telenovelën që edhe ajo që na falet duhet të vidhet, jo vetëm atë që vjelim duhet ta vjedhim ”

Duma e mbylli me batutën popullore që babai firaun i tha të birit duke i treguar si të sillej para krushqve.