Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije detaje lidhur me lëvizjet e Ervis Martinajt. Sipas tij, në deklaratën e bërë në emisionin “Opinion”, Artan Hoxha tha se ai komunikonte çdo 2 orë me familjen e tij, por nuk u tregonte se ku ishte. Ndërkohë që shtoi se dhe heshtja nga ana e shtetit lidhur me rrëmbimin e pretenduar ngre dyshime.

“Orari më i gjatë që rrinte pa komunikuar me familjen ishte 2 orë. Kishte një telefon shumë të vështirë për të dëgjuar. Bëri shkollën në Itali dhe u rikthye për të vazhduar shkollën në Tiranë me motrat. Ai është interesuar për një luan. Simba quhet. Komunikonte me familjarët. Edhe pse nuk u thoshte se ku ishte. Ndërprerja e komunikimeve i ka shqetësuar. Ka një rrjet shumë të mëdhenj njerëzish.

Në datën 9, ditën e martë, është marrë. Nga ai moment, janë duke u ndjekur disa pista. Ka elementë që të çojnë se ka qenë në Vlorë. Ti e mban mend rrëmbimin e Remzi Hoxhës, Koço Xaxes, e kam nxjerren atëherë, por nuk e bëj më atë gabim. E pamë si u rrëmbye Stafuka. Nuk e dimë më. Nuk ka gjurmë, nuk ka autorë.

Pamë si u rrëmbye Eduart Belegu. Belegu ka ikur vetë thoshte Policia. Edhe Elvis Troqen. Njerëzit sot kërkojnë të paktën të kenë një vend, pavarësisht çfarë ka bërë. Jemi para një ngjarje shumë të madhe. Shteti fsheh kohën si struci, opozita nuk flet se ka ndikime të tjera. Ky ka miksuar botën e biznesit me ate te erreten”-shtoi Artan Hoxha.