– Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar seancën dëgjimore që po zhvillon kryeministri Edi Rama për ritkhimin e basteve sportive. Në një postim në Facebook, Lala ngre pyetjen nëse e gjithë kjo seancë dëgjimore ka të bëjë me zhdukjen e Ervis Martinajt apo jo. Gazetarja pyet institucionin e hetimit për këtë gjë, kur ende nuk është mbushur një muaj nga zhdukja pa gjurmë e biznesmenit të lojërave të fatit.

“Institucioni i Hetimit duhet te na sqaroje nese diskutimi per bastet ka ose jo lidhje me “zhdukjen” e “mbretit” te lojerave te fatit Ervis Martinaj,” shkruan Lala.

Ervis Martinaj, biznesmeni i lojeravë të fatit ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në tetë gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi.