Velipoja ka pritur për herë të parë festivalin “Land & Sand” duke shndërruar plazhet e saj në një skenë arti dhe muze për turistët dhe pushuesit e shumtë që e frekuentojnë në këtë periudhë. Për 6 ditë artistë shqiptarë dhe të huaj që shprehin pasionin e tyre duke formuar skulptura rëre, po qëndrojnë për herë të parë në Velipojë.

Skulptura e Nënë Terezës, një fëmijë, mozaikë janë disa nga imazhet që janë krijuar me rërë në plazhin e Velipojës.

Edhe kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa nga këto vepra që sipas tij i kanë dhënë Velipojës shpirtin artistik. Ky festival shërben edhe si një atraksion turistik për sezonin veror.

“MIRËMËNGJES dhe me shpirtin artistik edhe në rërë të Velipojës, ju uroj një fundjavë të mbarë! Festivali i parë i skulpturës në rërë “LAS Festival”, shkruan Rama.