Një 53-vjeçar shqiptar u ndalua mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Muriqanit nga pala Malajzeze pasi iu gjenden 202 mijë euro në makinë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shkodrës ditën e sotme e cila bën me dije se personi i arrestuar është Ilir Beqiri.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 202 060 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Gjithashtu, kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 53 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale