Anita Likmeta, është shqiptarja e parë kandidate që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 25 shtator. Likmeta është sipërmarrëse e re me origjinë nga Shqipëria dhe shtetësi italiane.

Ajo ndër kandidatët kryesorë, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila u krijua nga Bruno Tabaçi, me mbështetjen e ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio.