Një 23 vjeçar i arr.estua dhe një 17 vjeçar do hetohet i lirë pasi akuzohen se tentuan të ndihmojnë një shtetase të mitur, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe e mitura që tentoi të kalonte kufirin e fshehur në bagazhin de automjetit të drejtuar nga 23 vjeçari.

Në PKK Qafë Prush, në hyrje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për goditjen e kri.meve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë kaluar në vijë të dytë për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. LL dhe me pasagjer një 17 vjeçar.