Atletja kampione e Europës, Luiza Gega është pritur sot në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Kryeministrisë.

Atletja mbërriti në kryeministri me një makinë “Cadillac” të kuq, e shoqëruar nga dhjetra qytetarë. Aty e priti kryeministri Edi Rama i cili i puthi duart atletes shqiptare. Ajo është pritur më pas në ambientet e brendshme të Kryeministrisë ku janë të pranishëm ministra dhe sportistë të njohur

Luiza Gega fitoi medaljen e artë në garën 3000 metra pa pengesa duke u shpallur kampione e Europës.