1 në 3 mjete gjatë kontrollit teknik ngelin për shkak të problemeve me sistemin e frenimit, drejtimit apo tymrave që lëshojnë.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor vetëm në 7 muaj e parë të këtij viti janë paraqitur për kontrollin teknik 205 mijë mjete dhe prej tyre afro 30 % kanë ngelur.
Shifrat zyrtare nga Drejtoria e Transportit Rrugor tregojnë se afro 62 mijë mjete kanë ngelur për shkak të problemeve të ndryshme.
Mangësitë vizuale dhe funksionale janë arsyet kryesore të ngeljes së mjeteve në 49 % të rasteve, e ndjekur nga problemet e shkarkimit të gazrave në 20 % të rasteve, sistemi i frenimit në 16 % të rasteve dhe problemet me sistemin e drejtimit dhe amortizimit në 14 % të rasteve.
Në të gjitha rastet kur automjeti ka mangësi teknike apo funksionale, rrezikohet gjoba, pezullim licence e deri në dalje të përhershme të mjetit nga qarkullimi.
Marrë nga TVKLAN