Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar se Shqipëria ka arritur një marrëveshje me Arabinë Saudite për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.

Vendimi hyn në fuqi 30 ditë pas firmosjes së marrëveshjes dhe procedurave nga ana e të dy shteteve. Duke nisur që pas një muaji shoferët shqiptarë do munden të lëvizin me automjete edhe në Arabinë Saudite.