Ervis Martinaj vë para një dileme policinë. Megjithë sepolicia edhe pse është duke hetuar fortë për pistën e një inskenimi të mundshëm nuk përjashton as faktin se mund të gjendet përpara një ngjarjeje kriminale.
“Duke qenë se është një ngjarje e një natyre të rrallë, për faktin se është hera e parë në Shqipëri që pranë autoritetet policore familjarët deklarojnë humbjen e kontakteve me një person në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda kriminale, deri tani është duke diskutuar për mënyrën se si do ta regjistrojë këtë ngjarje.
Janë një numër i madh oficerësh të policisë të angazhuar për këtë çështje.
Janë duke u pyetur persona që mendohet se kanë pasur kontakte me Ervis Martinaj ndonëse ai ishte në arrati dhe janë persona në periferi të Tiranës, në zonën e Fushë-Krujës, por edhe në zonën e Durrësit. Ngjarja është plot me mister, po të kemi parasysh që bosë të krimit shpeshherë inskenojnë ngjarje të rënda për të zhdukur kontakte por nga ana tjetër ata janë më lehtësisht të arritshëm nga kundërshtarët e tyre për t’u eliminuar. Ky është një rast që e ka vënë në dilemë dh vështirësi të madhe policinë”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
Comments are closed.