Tirana përforcon mbrojtjen me një talent nga Afrika. Pas Taulant Seferit bardheblutë kanë zyrtarizuar edhe afrimin e dytë në këtë merkato. Mbrojtësi 20-vjeçar nga Kameruni Jocelin Behiratche është bërë pjesë e bardhebluve duke firmosur një kontratë 2-vjeçare me kampionët e Shqipërisë.

“Jocelin Behiratche është emri i ri që do të rreshtohet në radhët e bardhebluve. Qendërmbrojtësi 20 vjeçar pas kryerjes së të gjitha analizave të nevojshme nënshkroi kontratën që e bën atë pjesë të klubit për dy sezonet e ardhshme“, lexohet në postimin e bardhebluve.