Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër ku është qëlluar me armë zjarri një i ri.

I riu i qëlluar me armë është Eduart Lekndreaj. Ai ka mbetur i plagosur nga të shtënat, teksa është qëlluar në afërsi të një lokali.

Lekndreaj ka marrë një plagë në këmbë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi është qëlluar ai është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe po merr ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur pranë Urës se Thive. Aktualisht nuk dihet se cili ka qenë shkaku i plagosjes së të riut, por dyshohet se ai është qëlluar pas një konflikti të çastit.

Deri në këto momente nuk raportohet që ky person të jetë me precedentë të mëparshëm penalë.