Juventusi mendon për të tashmen por edhe për të ardhmen. Bardhezinjtë kanë bërë një goditje në merkato përsa i përket prespektivës, teksa kanë mbyllur marrëveshjen me Genoan për talentin e mesfushës Nicolo Rovella i cili është në skadencë kontrate me skuadrën ligure. Akordi mes Juves dhe Genoas është arritur për shumën e 10 milionë eurove, plus kartonin e Manolo Portanovës që do të kalojë te Genoa.

Të dy futbollistët kanë kaluar vizitat mjekësore dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, megjithatë Rovella me shumë gjasa do të qëndrojë te Genoa në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, për t’u transferuar në verë te skuadra bardhezi.