Tre persona kanë humbur jetën sot në vend nga aksidentet që janë regjistruar brenda pak orëve. Në Lezhë, Përmet dhe në Vlorë ndërruan jetë tre persona nga aksidentet

Aksidenti i fundit ndodhi pasditen e sotme në fshatin Gjormë në Vlorë, ku ndërroi jetë një 27 vjeçar, drejtuesi i mjetit Akil Ruçaj.

Ai humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga ndërsa u plagos së bashku me pasagjerin. Por pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital për ndihmë, i riu ndërroi jetë

Një tjetër person humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull – Shëngjin Makina tip “Benz” ku po udhëtonin dy persona doli nga rruga dhe përfundoi në një biznes në anë të saj