Shifrat e fundit të COVID kanë shënuar rënie në Itali dhe në Mal të Zi. Kjo e fundit nuk ka shënuar asnjë viktimë nga COVID në 24 orët e fundit.

Ndërkaq në Mal të Zi laboratorët kanë përfunduar analizën e 789 mostrave, ndër të cilat janë regjistruar 267 raste të reja pozitive të infeksionit COVID-19. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin e koronavirusit që nga fillimi i qershorit është 675, dhe që nga fillimi i vitit 684. Deri në orën 17.30 janë raportuar 234 pacientë të shëruar, ndërsa janë 9.232 raste aktive me COVID19

Në 24 orët e fundit, 11.831 raste të reja të COVID u regjistruan në Itali, që është dy herë më pak se një ditë më parë, por kishte edhe shumë më pak të testuar. Ndërsa 364 pacientë vdiqën, raporton Reuters. 67.174 njerëz u testuan, 90.000 më pak se një ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë.

Që nga fillimi i pandemisë, 74.985 vdekje janë regjistruar në Itali, më së shumti në Evropë, dhe më shumë se dy milionë njerëz janë infektuar deri më tani. 22.948 pacientë u shtruan në spital, nga të cilët 2.569 janë në kujdes intensiv.