Shoqërimi nga forcat e policisë të gazetarit të Fax News Bekim Bici pranë ambjenteve te Ministrisë se Brendshme është rikthyer në vëmendje nga Avokati i Popullit i cili ka kerkuar me këtë rast, nga policia të marrë masa për përgjegjësit.

Sipas Akokatit të Popullit mosdisponimi i te dhënave konkrete ,fakteve dhe rrethanave objektive nga organi apo punonjësit e policisë provon plotësisht se shoqërimi i gazetarit Bici në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë nuk është bërë në përputhje me kriteret ligjore të parashikuara në ligjin dhe procedurën standarte të punës


Sipas këtij institucioni shoqërimi i gazetarit e ka penguar atë në kryerjen e detyrës së tij e cila është e garantuar me ligj dhe ndërkohë akuzon organet e policisë për kalimin e çështjes në heshtje pa i nxjerrë punonjësit që kane kryer shkeljen .

Me tej në këtë raport, Avokati i Popullit, rekomandon Marrjen e masave të nevojshme nga Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë për fillimin e ecurisë disiplinore ndaj punonjësve të policisë Ernando Cjapi dhe Alban Kuliçi, efektive të forcës së posaçme Shqiponja ,për shoqërimin në organin e policisë të shtetasit Bekim Bici në kundërshtim me kriteret ligjore .


Marrjen e masave të nevojshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për fillimin e ecurisë disiplinore ndaj specialistëve të njësisë rajonale të anti terrorit Tiranë Eduart Prenga dhe Ermal Deliu për mos zbatimin e detyrimit ligjor për përpilimin dhe zënien e një kopje të proçesverbalit të kryera në personin e shoqëruar sikurse parashikohet në nenin 105/9 të Ligjit për Policinë e Shtetit .


Avokati i Popullit njofton se policia e shtetit ka një afat 30 ditor për të vënë në dijeni Avokatin e popullit për masat e mara . Kujtojmë se gazetari i Faxz News Bekim Bici u shoqërua teksa kryente detyrën e gazetarit teksa po interesohej se përse shtetasi turk Selami Simsek pas lirimit nga akuzat ne apel po mbahej prej orësh në një furgon të Drejtorisë së Emigracionit në kundërshtim me të drejtat e njeriut.