
Gazetari i News24, Prend Shota ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ka pësuar infarkt kardiak.
Prej vitesh, Shota shërbeu si gazetar që mbulonte Kurbinin dhe Krujën, duke sjellë nga afër zërin e qytetarëve sa i takon problematikave nga më të ndryshme. 68 vjeçari ka mbaruar shkollën për teknolog kimist gjatë kohës së regjimit, ndërsa si fillim ka punuar në fabrikën e cembrionizimit në Fushë-Krujë si specialist në industrinë ushqimore.
Pas viteve 90 ka punuar gazetar në disa media të ndryshme në vend. Prend Shota punoi me pasion deri në momentin e fundit, ndërsa la pas gruan bashkë me dy djemtë e tij.
Gazetari i News24, Prend Shota ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ka pësuar infarkt kardiak
Prej vitesh, Shota shërbeu si gazetar që mbulonte Kurbinin dhe Krujën, duke sjellë nga afër zërin e qytetarëve sa i takon problematikave nga më të ndryshme. 68 vjeçari ka mbaruar shkollën për teknolog kimist gjatë kohës së regjimit, ndërsa si fillim ka punuar në fabrikën e cembrionizimit në Fushë-Krujë si specialist në industrinë ushqimore
Pas viteve 90 ka punuar gazetar në disa media të ndryshme në vend. Prend Shota punoi me pasion deri në momentin e fundit, ndërsa la pas gruan bashkë me dy djemtë e tij
