Partizani “shkërmoqi” 4-1 Kukësin. Pas ndeshjes së “Elbasan Arenas” ka reaguar edhe zëvendëskryeministri, tifoz i Demave. Erion Braçe nuk ka kursyer presidentin e verilindorëve (Safet Gjici) dhe deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Postimi është shoqëruar me një foto të dy të sipërpërmendurve me kryeministrin Rama, teksa ky I fundit shfaqet me pesë gishtat. “Nuk është ashtu siç duket! Ishin katër, jo pesë. Mungon miku im Taulanti, i pesti” shkruan Braçe.

Kujtojmë se gjatë një takimi elektoral në Kukës, Balla u shpreh se Kukësi do të shpallej kampion, me Braçen që ironizon dyshen. Por nuk ka munguar edhe Balla qe ti pergjigjet duke thene se serish eshte i bindur qe Kukesi do te dale kampion, pavaresisht ecurise se mire te Vllaznise.

“Në fund të Kampionatit Kukësi përsëri do jetë në krye! Edhe pse ketë vit Vllaznia eshte kalaja e pamposhtur e Rozafës” shkruan ai ne komentin e tij.

Por nderkohe ka bere pershtypje edhe nje koment i nje miku te tyre te perbashket mesa duket ne rrjetet sociale qe shkruan: “Taulant Balla mos me thuaj se ben tifo per Vllaznine? Ke gjithe fazen e pare qe i ben komplimenta Vllaznise”