Fitorja e parë e revoltës, dorëheqja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk i ka lënë të kënaqur qytetarët, të cilët paralajmërojnë sërish protesta pasditen e sotme, në të gjitha qytetet e vendit

Nën moton ”Drejtësi për Klodianin” gjatë pasdites së sotme në orën 18.00 është thërritur protestë në qendrat e të gjitha qyteteve të vendit, ndërkohë që tashmë protesta duket të jetë marrë në dorë nga grupe të ndryshme, dhe nuk ka organizatorë qendrorë

Në Tiranë mbrëmjen e djeshme u panë të gjitha, dhunë policore, polic që hoqën kapelet, kosha të djegur, institucione të thyera, dhe padyshim shumë të shoqëruar, por që duket se nuk frikësojnë më të rinjtë e pashpresë që të dalin sërish në rrugë, për Klodianin por edhe për të drejtat e tyre të mohuara

Mbetet për tu parë nëse protestës, së Tiranës do ti bashkohen edhe qytetet e tjera, ndërsa dje pati qendresë në Korçë, Berat apo Lezhë