“Një fëmijë, një pikturë” është nisma e dyqanit për fëmijë “Holy Magic” një risi që ka për qëllim motivimin e kreativitetit të fëmijëve të qytetit të Shkodres.

Projekti i ynë i parë realizohet në bashkpunim me nxënësit e shkollës “Prenke Jakova” dega pikturë, te cilët do të realizojne disa piktura fëmijësh, të cilat më pas do të ekspozohen në hapsirat e dyqanit tonë. Ky projekt do ti shndërrojë ambjetet tona në një galeri unikale në prag të festave të fundvitit

Pikturat do të jenë në votim në periudhën 10 – 23 dhjetor, në profilin tonë në Instagram @holy_magic_shkoder

Tre punimet qe do te marrin më shumë pëlqime si ne instagram ashtu dhe dyqan do të seleksionohen dhe më pas do përzgjidhet piktura fituese. Nxënësi/ja piktor/e fitues do të shpërblehet me një vlerë prej 10,000 mijë lekësh të reja, ndërsa fëmija në pikturë do fitojë një dhuratë.

Të gjitha pikturat e tjerat do të jenë të disponueshme të blihen dhe vlera e çdo pikture do ti jepet si shperblim nxënësve përkatës