Një prej personaliteteve më të rëndësishme të partisë së re të krijuar në Shqipëri ‘Nisma Thurje’ Endri Shabani, ka bërë dy zbulime shumë të rëndësishme në një intervistë të dhënë në Report Tv”

Shabani ka treguar për herë të parë se ai është zgjedhur kryetar i partisë nga grupi nismëtar dhe se Rudina Hajdari do të drejtojë fushatën në Shkodër.

“Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje” tha ai, duke shtuar se ai vetë nuk të kandidojë i pari në asnjë zonë zgjedhore

Duke folur për mënyrën se si ka lindur bashkëpunimi me znj. Hajdari, Shabani deklaroi se bashkëpunimi ka nisur kur deputetja ka qenë bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore