Situata nga Covid në Shqipëri paraqitet dita e ditës e rëndë. Ditën e djeshme u raportuan për 14 viktima dhe 565 raste të reja me Covid ndërkohë që shifrat po rriten mëngjesin e sotëm.

Në qytetin e Elbasanit janë raportuar 35 raste te reja me Covid19 Mësohet se mes të infektuarve rezultojnë edhe ish-futbollistë të njohur dhe pushtetarë vendorë. Në Vlorë është mbyllur një çerdhe fëmijësh. Mbyllja u bë pasi një punonjëse e çerdhes Nr.2 rezultoi COVID ndërsa 3 të tjera janë me simptoma.

Ndërkohë Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të jetëve të humbura në raport me popullsinë përkatëse në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me korrik-shtator 2019. Pas tyre renditen Korça, Durrësi dhe Tirana.