Shifrat e infeksioneve dhe viktimave nga koronavirusi në vendin tonë njohin vetëm rritje. Ditën e sotme në vendin tonë janë shënuar 836 raste të reja dhe 15 viktima. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 2.677 testime, prej të cilave 479 për arsye depistimi
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sqarime edhe për rastin e fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Sipas MSH një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19 “I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kaëasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19 thotë MSH.
Bashkë me të kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë të tjerë me SarsCov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë, 28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë, 5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë, 3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër, 1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin
Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Gjithashtu për të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, Ministria e Shëndetësisë apelon se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore” apelon MSH.
Comments are closed.