Në një kohë që shifrat e COVID në vendin tonë janë në rritje, Ministria eShëndetësisë ka menduar skenarët në rast të përkeqësimit të situatës.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha në Report TV se nëse situata përkeqësohet dhe mbushet edhe COVID 4, theksoi se janë gati edhe 5 spitalë rajonalë.

“Ne duam ti shfrytëzojmë në maksimun kapacitetet. Di të hyjnë në fuqi edhe rajonalët. Është ai skenar që kemi thënë disa herë dhe duam ti shfrytëzojmë në maksimum kapacitetet tona. 5 spitale rajonale hyjën nëse mbushet COVID4 janë skenare të shkruajtura të paraqitura që më përpara janë në formë librash të botuara. Në total kemi deklaruar se kemi rreth 1600 shtretër në funksion të dedikuar për COVID ,nëse do ketë nevojë kemi disa rezerva dhe do ti vëmë në fuksion” tha ajo.

Ndërkaq Rakacolli ka theksuar se personat që janë në pritje të testit të COVID duhet që të izolohen, deri në daljen e përgjigjes.

“Ne kemi sqaruar disa herë, që marrja e testit dhe përgjigjia e tamponit është e rëndëishme. Nës ejam e dyshuar e marr tamponin se jam e dyshuar, dhe do të sillem njësoj sikur jam dhe do të sillem njësoj si pjesa tjetër. Kjo deri në momentin që marr përgjigjen. Askujt nuk i priten marrëdhëniet e punës nëse ai ka marrë tampon dhe është në proces izolimi” tha ajo.