Edhe në këtë 76- vjetor të Çlirimit të Tiranës nga nazistët gjermanë, nuk kanë munguar pjesëmarrësit, të cilët përkujtojnë çdo vit të rënët në luftën për lirinë e vendit.

Disa nga veteranët e luftës Çlirimtare në këto përvjetore përkujtojë Enver Hoxhën, i cili mbajti nën diktaturë për 45-vjet vendin. Ata nuk ngurojnë të sjellin edhe kurora me lule, në formën e një ylli me 5 cepa, i cili ishte simboli identifikues i komunizmit

Shqipëria është i vetmi vend në europë që pas rënies së komunizmit nuk pati një rrotacion demokratik të mirëfilltë për të sjellë një politikë të re, të qëndrueshme që do të udhëhiqët e vendin drejtë familjes europiane. Edhe pse filloi pluralizmi politik, asnjë nga personat përgjegjës për krimet e kryera ndaj popullsisë në atë kohë nuk mbajti përgjegjësi më pas. Përkundrazi disa prej tyre morën poste nga më të lartat nëpër institucionet e shtetit duke filluar që nga prokurorë e gjykatës, deputetë e deri tek shërbimi informativ shtetëror që ishte i mbushur me ish-sigurimsat e shtetit komunist