Familjarët e 28 vjeçares Emanuela Dalipi e cila ndërroi jetë bashkë me foshnjën e saj tek Infektivi, kanë dhënë detaje nga ngjarja tronditëse. Sipas News 24, familjarët kanë treguar jashtë kamerave se para një muaji 28 vjeçarja kishte kryer një ndërhyrje në dhëmballë, dhe prej asaj kohe kishte pasur dhimbje të vazhdueshme koke.

Më pas historia siç rrëfejnë familjarët vijon

Ka shkuar në një klinikë private dhe ka bërë një vizitë për dhimbjet e kokës, ku menjëherë më pas i janë shfaqur edhe problemet me frymëmarrjen. Ajo ka shkuar sërish për vizitë, ku mjeku i ka dhënë mjekim për astmë. Kjo ja ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen shëndetësore. Pastaj ajo është drejtuar drejt spitalit Covid 1, ku është trajtuar për një javë.

Katër ditët e para ka qenë në dhomat e spitalit, por duke qenë se ishte dhe shtatzënë kishte vështirësi në trajtimin e saj, pasi ilaçet ndikonin te shtatzënia, duke i bërë që fëmija ti ngjitej lart dhe vajza kishte anoreksi, nuk hante. Për këtë, ajo është futur në operacion për ti nxjerrë fëmijë nga barku, pasi vështirësohej jeta e të dyve. Dy ditë më parë ajo është futur në operacion, ku fëmija i ka lindur i vdekur.

Sipas familjarëve, 28 vjeçarja nuk luftoi më për jetën pas humbjes së foshnjes duke u dorëzuar. Mësohet se 28 vjeçarja ishte në muajin e pestë të shtatzënisë dhe se ka pësuar hemorragji të brendshme në njërin prej reparteve të kirurgjisë.

Ndërkaq, bashkëshorti i 28 vjeçares nga Pogradeci, të cilët jetonin prej disa kohësh në Tiranë, ka treguar se mjekët bënë gjithçka për ta mbajtur në jetë.

Jemi prej 5 vitesh të martuar. Emanuela punonte në një qendër kozmetike, unë punoj tek ish parku i autobuzave. Para dy javësh iu shfaqën simptomat, e mbajtëm në shtëpi, por gjendja u përkeqësua. U detyruam ta dërgonim tek Infektivi, mjekët bënë gjithçka por nuk ia dolën ta mbanin në jetë