Ditën e sotme është shtyrë seanca për shqyrtimin e kërkesës për pushimin e hetimeve ndaj Valdrin Pjetrit.

Seanca u shty për herë të dytë pasi gjyqtarja që ishte në krye të kësaj çështje, Oltiona Goxha ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kërkesës dhe në vendin e saj është përzgjedhur gjyqtari Artan Gjermeni.

Valdrin Pjetri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 30 qershorit u mor i pandehur për falsifikim të formularëve, sipas hetimeve Pjetri nuk kishte deklaruar hetimin dhe dënimin në shtetin italian

Prokuroria vendosi të dërgoi për pushim çështjen në Gjykatë, me argumentin se vendimi i gjykatës italiane ndalonte Valdrin Pjetrin ta deklaronte atë