Një tjetër lajm i hidhur për humbjet nga COVID. Fakulteti i Ekonomisë njoftoi ditën e sotme ndarjen nga jeta në mënyrë krejt të papritur të pedagoges Irena Bogdani. Profesoresha e njohur ishte e infektuar me COVID19

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fakulteti i Ekonomisë i shpreh “ngushëllimet e thella familjes dhe miqve të profesoreshës së nderuar, të dashur dhe të vlerësuar në ambjentet akademike të Universitetit të Tiranës”

Për këtë ngjarje ka pasur një reagim edhe nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Riinisë, Evis Kushi. Ajo ka shprehur vlerësimin e saj për profesoresh Bogdanin, duke e konsideruar atë si një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët