Komiteti i Ekspertëve ka vendosur tre masa të reja ditën e sotme, ku do të ndalohen:Grumbullimet me me shume se 10 persona ne vende te hapura dhe te mbyllura

Mbledhjet partiake dhe tubimet Konferencat, ceremonite e festave, ceremonite martesore dhe organizimet pertej familjareve te ceremonive mortore, deri ne nje urdher te dyte.

Vendimi hyn në fuqi pas tre ditësh, nga e premtja. Masat janë vendosur për shkak të përhapjes së infeksionit të koronavirusit, ndërsa gazetarët e pyetën drejtoreshën pranë ISHP, Albana Fico nëse vendimi për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona do të preke edhe shkollat, pasi në klasa janë 15 deri në 17 nxnënës në një klasë.

Fico përgjigjet duke thënë se shkollat do të vijojnë me të njëjtën strategji dhe protokoll, për disa arsye.

Fico Pa diskutim që fëmijët janë pjesa jonë më e ëmbël më e mirë më e dashur për të cilët ne shqetësohemi natë e ditë, jam vetë prind dhe besoj që vendimarrjet tona kanë qenë dhe nga ky komponent personal

pjesë e këtyre gjykimeve do desha tju thosha që në vlerësimin që i kemi bërë situatës në shkolla kemi vlerësuar se nga hapja e shkollës deri më sot me një incidencë deri në 5 % me gjithë kmekanizmat për të zëvendësuar menjëherë mësuesit për të ndërmarrë higjienizimin e menjëhershëm të shkollës kemi vijuar me hajpjen e shkolles. Kanë rëndësi njohuritë, arsimi, shëndeti mendor, shkollimi. Karakteristikat e grupimeve si fëmijët na e kanë lejuar të vijojmë me këtë gjë.