Në një kohë kur në Shqipëri është ndezur debati nga mazhoranca për rolin e Lulzim Bashës në luftën e Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetëet sociale, i hedh poshtë akuzat e ngritura ndaj kreut të PD-së.

Mustafa shkruan se Shqipëria i doli në krah “Kosovës në në kohët më të vështira rrugën e saj të çlirimit dhe shtet-ndërtimit, si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve.” Sipas Mustafës, është shumë e rëndë që në vitin 2020 “zbulohet” se dikush nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK së.

Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjestarëve të UÇK së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë.

Të nderuar qytetarë, Shqipëria i doli në krah Kosovës në në kohët më të vështira rrugën e saj të çlirimit dhe shtetndërtimit, si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve. Nëntë vite kam qenë në ekzil, nga viti 1990 deri më 1999 dhe e kam përjetuar Shqipërinë si shtëpinë time, shtetin tim.

E ndjej shumë rëndë që në vitin 2020 të zbulojmë se dikush nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK së. Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjestarëve të UÇK së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë.

Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha, Sali Berisha por për te vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i KB. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte.

Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve. Ka qenë ndihmë specifike.

Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mënyrë e mbrojtjes së vlerave të UÇK së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë. IM