Një tjetër humbje e rëndë nga koronavirusi në Shqipëri. Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku, raporton se një 28 vjeçare shtatzënë ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në QSUT

Ajo ishte e shtruar në Spitalin Infektiv dhe ka pasur komplikacione me fëmijën, pasi fëmija ka ndërruar jetë në bark.

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e fëmijës 28 vjeçarja E.D, 5 muajshe shtatzënë, ka ndërruar jetë.

Mësohet se gjendja e saj ishte shumë e rëndë, dhe prandaj ajo u dërgua te kirurgjia në QSUT, ku ka asistuar mjekë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

Ditën e sotme u raportua gjithashtu një tjetër humbje e madhe prej COVID Ilirjan Draçi, mjek i poliklinikës së specialiteteve nr. 1 ka ndërruar jetë te Spitali Infektiv