Projekti “Migrim për zhvillim” është pjesë e një programi më të gjerë të qeverisë gjermane që synon kthimin e migrimit në mundësi zhvillimi për vendet e origjinës. Ky project synon riintegrimin në Shqipëri të të kthyerve nga Gjermania në kushtet e vështirësive të tregut të punës në Shqipëri, por edhe të situatës së krijuar nga pandemia.

Në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës dhe ndërmarrjen e UK, GIZ ka siguruar financimin e projektit që synon angazhimin dy mujor në punë publike të 100 punëtorëve, pjesa më e madhe e të cilëve të kthyer nga Gjermania dhe vendet e tjera të BE, ndërsa pjesa tjetër i përket shtresave në nevojë të popullsisë

Puna për pastrimin e kanaleve vaditëse, bankinave të rrugëve, brigjeve të lumenjve dhe liqenit është e përqendruar në qytetin e Shkodrës si dhe në Njësitë Administrative Gur ii Zi, Postrribë dhe Rrethina

Punëtorëve i është realizuar sigurimi teknik si dhe pajisja me mjete pune. Nëse nga njëra anë përfitimi i bashkisë konsiston në realizimin e puëve publike që nuk mund të mbulohen vetëm me kapacitetet e administratës locale, nga ana tjetër për punëtorët kjo është një mundësi e mirë sigurimi të të ardhurave mujore, pavarësisht se eksperiencë e shkurtër