Qe prej pasdites se djeshme shume zhurme eshte bere rreth nje incidenti ne mes administratorit te Vllaznise Benjamin Naku dhe sponsorit Alban Xhaferi

Paraditen e sotme ka patur edhe nje takim ne Bashki por prej tij nuk ka dale asnje konkluzion apo prononcim.

Megjithate, pak minuta me pare ka qene sponsori Xhaferi qe ne profilin e tij ne facebook ka sqaruar situaten e krijuar dhe ate se çfare do te ndodhe ne te ardhmen. Ja çfare shkruan ai

“Po punojme me shume perkushtim ndonese ne nje situate aspak normale dhe periudhe te shkurter per te dhene asistencen tone ne permiresimin e menaxhimit te KF Vllaznise ne misionin e perbashket per Rikthimin drejt Suksesit

E çmoj te domosdoshme qe te ndaj me ju tifozet dhe sportdashesit e mrekullueshem se ridimensionimi i marredhenies me Bashkise Shkoders eshte nevoje urgjente

Ka probleme te thella qe nevoiten te adresohen ne menyren e duhur per te rritur eficencen dhe performancen e KF Vllaznise jo vetem ne aspektin sportin por edhe ne aspektin administrativ. Keto te dyja duhet te shkojne ne paralelisht ne te njejten linje

Sigurisht qe vullneti I paleve eshte esencial ne kete pike dhe mirepres perpjekjet e anetareve te Keshillit Bashkiak si mbeshtetje e padiskutueshme ndaj nje procesi te ri.Shpreh gatishmerine per te marre te gjitha pergjithesite qe rrjedh nga nje marreveshje e re qe garantojne rrugen pa kthim drejt suksesit te KF Vllaznise.

Sigurisht qe nje Vllaznie e forte do te thote jo vetem performance e shkelqyshme sportive, por edhe administrative ne te njejten kohe.

Fale mbeshtetjes qe me keni dhene gjithe kete periudhe jam i bindur qe puna, sakrifica, perkushtimi dhe ndershmeria nuk do te mungojne asnjehere per te rikthyer tek Suksesi emrin qe na bashkon VLLAZNINE.

Me ndihmen e Zotit ? Se bashke do ia dalim